Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari I KMSH-së H. Bujar Spahiu pret në një vizitë një grup nxënësish nga Medreseja e Tiranës

admin
  • Krijuar : 22-11-21
  • / 3542 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti, sot, në një takim një grup nxënësish nga Medreseja e Tiranës, të shoqëruar nga drejtori i shkollës, z. Ndriçim Gjimi.

“Të qenit nxënës medreseje duhet ta shihni si privilegj, duhet të vlerësoni sakrificën e prindërve tuaj. Shijen e plotë të të qenit ish-nxënës medreseje do ta ndieni edhe më shumë më vonë, kur ju të dilni ne jetë dhe ta shihni këtë periudhë nga një distancë tjetër kohe.” – tha ndër të tjera Kryetari Spahiu gjatë bashkëbisedimit me nxënësit.

Ndërsa Drejtori i Medresesë, z. Gjimi, bëri një përmbledhje të procesit edukativ që zhvillohet aktualisht në medresenë e Tiranës, duke vënë theksin mbi arritjet e nxënësve në olimpiada të ndryshme që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit.

Në përfundim të takimit, Drejtori Gjimi, i dhuroi Kryetarit Spahiu një dhuratë simbolike në emër të institucionit që ai drejton.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame