Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME E RIJASETIT TË BFI-së.

admin
  • Krijuar : 24-11-21
  • / 1876 Lexime

Me rastin e tragjedisë së aksidentit të ndodhur në Bullgari në autostradën Struma, të autobusit që udhëtonte në linjën Stamboll – Shkup, ku humbën jetën 45 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV urgjentisht mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, të konvokuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Fillimisht, Bashkësia Fetare Islame e RMV u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë.Në fillim të mbledhjes u bë një lutje për shpirtin e të ndjerëve.

Më pas Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i njoftoi të pranishmit për kontaktet e vazhdueshme me Bashkësinë Islame të Bullgarisë si dhe me familjarët e të aksidentuarve. Pas shqyrtimit të situatës së krijuar, Rijaseti i BFI në RMV në këtë mbledhje vendosi që të gjitha shërbimet fetare për ceremoninë e varrimit do ti mbart Bashkësia Fetare Islame e cila do të jetë përkrah familjeve të viktimave gjatë tërë kohës.

Poashtu, Rijaseti i BFI apelon tek të gjithë nëpunësit fetarë që ditën e Xhuma, më 26.11.2021, në të gjitha xhamitë e vendit të bëhet lutje për merhumët, ndërsa Medreseja Isa Beu atë ditë, me të gjitha paralelet e saj do të lexojë hatme për shpirtrat e të ndjerëve.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame