Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Tre hoxhallarë kryebashkiakë të Tiranës

admin
  • Krijuar : 30-11-21
  • / 2756 Lexime

Shumë njerëz sot do të habiteshin, por ja që kjo gjë është një fakt. Në periudhën e parë të Shtetit Indipendent Shqiptar 1920-1939 Tiranën e kanë drejtuar jo pak, por tre hoxhallarë të shquar si kryebashkiakë. Ata jo vetëm që e kanë drejtuar Tiranën si kryebashkiakë, por edhe kanë dhënë një kontribut të gjerë në jetën sociale dhe publike të Tiranës. Ata janë Zyber efendiu, që e drejtoi Tiranën në vitet e turbullta 1913-1914, kohë kur armiqtë e këtij kombi serbo-malazezët ishin turrur nga veriu dhe grekët nga jugu për ta shkatërruar Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Vlorë. Ismail efendi Ndroqi, që e drejtoi Tiranën gjatë viteve 1917-1922, një nga kryebashkiakët më jetëgjatë gjatë Shtetit Indipendent e deri në vitin 1945, kohë kur regjimi komunist filloi t’i largojë me dhunë hoxhallarët nga jeta politike dhe publike. Djali tij është dr. Shefqet Ndroqi një nga mjekët më të shquar të pasluftës dytë botërore, emri i të cilit është bërë legjendë dhe është emërtuar spitali i kurimit të mushkërive në Tiranë, ose siç njihet rëndom nga tiranasit sanatoriumi i dr. Ndroqit. I treti është Ali efendi Dërhemi nga familja e mirënjohur bujare tiranase e Dërhemëve. Ali efendiu përveç të qenit kryebashkiak ka qenë një bamirës i njohur dhe ka marrë mirënjohjen e Monarkisë Shqiptare të Ahmet Zogut, duke u dekoruar me dekoratën e lartë urdhrin Skënderbej të klasit të parë. Ndërkaq regjimet vijuese kanë heshtur për kontributin e madh të këtyre tre hoxhallarëve, të cilët nuk kujtohen aspak. Ata përmenden me emrat e tyre të zakonshëm, por jo ashtu si njihesh hafiz Ismail efendiu, apo hoxhë Zyber efendiu.

Zyber efendi Hallulli – (1842-1927) I biri i Mehmetit, lindi në Tiranë në një familje me tradita të zhvilluara fetare. Studimet e para i kreu në vendlindje dhe pastaj i vazhdoi studimet e larta në Stamboll. Pasi i mbaron studimet kthehet në Tiranë, ku fillon shërbimin e tij fetar. Pas ngritjes së flamurit në Tiranë dhe në Vlorë zgjidhet në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, gjithashtu ndihmoi në hapjen e shkollave shqipe. Më 28 nëntor 1917, ishte njëri ndër iniciatorët për hapjen e strehës së parë vorfënore, ku u zgjodh edhe drejtues i Këshillit të kësaj strehe. Kjo strehë pati edhe mbështetjen e gjerë të parisë së Tiranës, ku tregohej një kujdes i veçantë për jetimët aty, numri i të cilëve erdhi duke u shtuar. Zyber efendiu veç të tjerash ndihmonte edhe vajzat e familjeve të varfra, duke iu siguruar atyre pajën e martesës. Ai ndihmonte edhe në lagje familjet me jetimë, duke i furnizuar me ushqime dhe veshmbathje. Ai vazhdoi ta administrojë Strehën Vorfnore qysh nga themelimi i saj e deri sa ndërroi jetë dhe për këtë gjë u mbiquajt edhe “Babai i jetimëve”. Një fushë tjetër e veprimtarisë së tij ka qenë edhe ajo patriotike. Bashkë me patriotë të tjerë tiranas ai është përpjekur për shkollën shqipe, merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë më 26 nëntor 1912, ngre zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve etj. Kështu ai është nënshkruesi i parë në telegramin-kërkesë, që i dërgohet Esad Pashë Toptanit, deputeti i Durrësit në Stamboll më 25 korrik 1912, ku në formë kërkese parashtrohet: “se shqiptarët presin prej një qeverie të tillë (qeverisë xhonturke), që t’i marrë parasysh me kujdes të drejtat dhe kërkesat e arsyeshme të tyne”. Ky telegram bëhet nga e gjithë paria e Tiranës, nënshkruar në emër të popullit nga 21 veta, ndër të cilët: Zyber Haxhi- kryetar bashkie, Ismail Ndroqi- myderriz, Xhemal Pazari- myderriz, Murat bej Toptani, Masar bej Qorral

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame