Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reisul Ulema i BFI-së, vizitë në Zvicër.

admin
  • Krijuar : 06-12-21
  • / 2728 Lexime

ME RASTIN E PESËVJETORIT TE XHAMISË KERÇOVA EDHE KONTRATA E BLERJES SË XHAMISË

Të dielën më 06.12.2021 në Kantonin Bazelan të të Zvicrës në një sallë të mbushur përplot me besimtarë nga e gjithë Zvicra dhe shtetet për rreth, u bë manifestimi i pesë vjetorit të themelimit të Qendrës Islame "Xhamia Kërçova".

Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame i udhëhequr nga Kryetari, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në përbërje të Drejtorit të Sektorit për Diasporën në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef Xhemaili, Myftiu i Kërçovës Z. Qamil ef Rushiti dhe H. Ismet ef Ademi, Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me jashtë në Rijasetin e BFI. Poashtu përveç delegacionit të BFI e RMV, ishin prezent edhe H. Mehas ef. Alija, Kryetar i KMSHZ, Z. Fatmir Dehari - Kryetar i Komunës së Kërçovës, imamë dhe kryetarë të Qendrave Islame në Zvicër, imamë nga Kërçova dhe shumë besimtarë e besimtare.

Tubimin fillimisht e hapi Kryetari i Xhamisë Z. Enver Ibrahimi i cili përshëndeti të pranishmit duke ju shprehur mirëseardhje dhe njoftoi për të arriturat e deritanishme. Njëherit njoftoi të pranishmit për blerjen e objektit të xhamisë ku në praninë e mysafirëve u nënshkrua edhe kontrata e shitblerjes të këtij objekti.

Fjalim përshëndetës mbajtën Kryetari i Komunës së Kërçovës Z. Fatmir Dehari, Muftiu i Kërçovës Z. Qamil Rushiti, Kryetari i KMSH së Zvicrës dhe H. Mehas ef Alija, ndërsa fjala kryesore e këtij manifestimi iu dha Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili bëri urime të përzemërta për këtë jubile të pesë vjetorit të themelimit të Xhamisë Kërçova dhe blerjes së këtij objekti.

Me këtë rast, Reisul Ulemaja dekoroi Kryetarin e Xhamisë Kërçova Z. Enver Ibrahimin si dhe xhematlinjtë e kësaj Qendre.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame