Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ujgurët, edhe Kosova bojkoton Olimpiket e Kinës

admin
  • Krijuar : 09-12-21
  • / 3199 Lexime

Kosova vendosi të ndjekë pas tre shtete në precedentin e bojkotimit të Lojrave Olimpike të Pekinit, nën arsyetimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend, rasti i pakicës muslimane ujgure. Kjo është bërë e ditur nga këshilltari për median në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e SHBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”.

Por siç sqaroi ai, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por që Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitete zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame