Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Sulm ndaj varrezës myslimane në Mulhouse të Francës

admin
  • Krijuar : 13-12-21
  • / 1835 Lexime

Në qytetin Mulhouse, në verilindje të Francës janë dëmtuar varret myslimane.

Kurse Këshilli Islamik i Francës (CFCM) e dënoi fuqishëm sulmin.

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli, thuhet se janë në solidaritet me familjet e përkatëse (të cilave u janë dëmtuar varret) dhe u bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë gjithçka për të gjetur autorët e këtij sulmi.

Në deklaratë, ku thuhet se forcave të sigurisë iu besua gjetja e autorëve të sulmit dhe u falënderuan të gjithë zyrtarët që treguan mbështetje, ndër të tjera thuhet: “Ashtu si çdo gjallesë ka të drejtën e jetës, edhe varrezat ku ne dërgojmë të dashurit deri në përjetësi padyshim meritojnë respekt. Edhe pse është për të ardhur keq që vandalizmi ka arritur deri këtu, të dish që lëvizje të tilla nuk përfaqësojnë Francën na jep shpresë për të ardhmen.”

/trtshqip/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame