Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kosovës i shtohen edhe 8 Hafizë të Kur'anit!

admin
  • Krijuar : 05-01-22
  • / 1676 Lexime

Tetë hafëz të Kuranit janë certifikuar me diploma nga Bashkësia Islame e Kosovës me pasi kanë kaluar me sukses provimin para komisionit vlerësues.
Komisioni profesional i përbërë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe anëtarët hafëz, Safet ef, Hoxha dhe hafëz, Etem ef Alanka, dëshmuan se hafëzët e rinj ishin të shkëlqyer në testim.

Në këtë ceremoni të ndarjes së diplomave mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi hafëzët e rinj duke thënë se Bashkësia Islame është pasuruar me këta hafëz.Në fund u bë ndarja e certifikatave për hafëzët e rinj të cilët diplomuan edhe zyrtarisht.Në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës për memorizimin e Kuranit funksionojnë institute i hivzit në Gjakovë dhe Prizren dhe së shpejti priten të hapen edhe qendra të tjera për memorizimin e Kuranit në Pejë dhe Rahovec për të vazhduar me qendra të tjera në Gjilan Mitrovicë e Vushtrri.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame