Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Librat Hyjnorë

admin
  • Krijuar : 10-01-22
  • / 1780 Lexime

Librat Hyjnorë që përmbajnë mesazhe universale dhe përmenden me një emër të përveçëm, janë katër: TeuratiZeburiUngjilli dhe Kurani.

Zeburi: Zebur (Psalmet) në hebraishte do të thotë “letër e shkruar” dhe, në arabishte, “libër”, është emri i librit hyjnor të zbritur Profetit Daud a.s. Në lidhje me këtë specifikë, në Kuran thuhet: “Dhe Daudit i dhamë Zeburin.” (Isra, 17/55) Besimi se Zeburi në formën me të cilën është zbritur, është fjala e Allahut, është nga bazat e besimit.

Ungjilli: Ungjilli që, si fjalë, do të thotë “përgëzim, doktrinë”, është emri i librit të shenjtë të zbritur Profetit Isa a.s. Besimi edhe i këtij libri me formën e zbritur Isait a.s nga Allahu është nga domosdoshmëritë e besimit. Lidhur me këtë libër hyjnor, në Kuran thuhet kështu: “Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut!” (Maide, 5/46)

Kurani: Kurani është Libri i fundit Hyjnor, Fjala më e përsosur e Allahut xh.sh, që përfshin në vetvete edhe librat e mëparshëm hyjnorë, dërguar njerëzimit deri në fund të jetës së kësaj bote, nëpërmjet njeriut më të dashur, robit më të zgjedhur, vulës së Profetëve, Krenarisë së Njerëzimit, Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi Të.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame