Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Greqi, gjoba për personat e pavaksinuar të moshës 60-vjeç e më tepër

admin
  • Krijuar : 17-01-22
  • / 2576 Lexime

Personat e pavaksinuar të moshës 60-vjeç e më tepër në Greqi nga e hëna do të gjobiten, njoftuan mediat lokale.

Më tej theksohet se 90 për qind e të moshuarve 60-vjeç e më tepër janë vaksinuar apo kanë caktuar termin për t'u vaksinuar që nga njoftimi për gjoba ndërsa vlerësohet se mund të gjobiten deri në 300 mijë persona.

Punonjësit shëndetësorë në Greqi që nuk kanë pranuar vaksinën kundër COVID-19 tashmë janë pezulluar dhe rrezikojnë të shkarkohen nga puna nëse nuk respektojnë rregulloret e vaksinimit.

Disa zyrtarë në Greqi mbështesin vendosjen e vaksinimit të detyruar edhe për personat e grup-moshës nga 50 deri 60 vjeç, por një vendim i tillë ende nuk është miratuar.

Greqia të dielën regjistroi 95 vdekje të lidhura me COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në rreth 22 mijë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame