Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reagon Kreu i KMSH, Bujar Spahiu: besimtarë mos u manipuloni!

admin
  • Krijuar : 21-01-22
  • / 4624 Lexime

Gjatë ditës së sotme, në ligjëratën e ditës së premte, Kreu i KMSH Bujar Spahiu është ndalur gjatë gjithë fjalës së tij në këshillat që besimtari nuk duhet të manipulohet.

Ai ndalon duke vënë theksin tek dijetarët e rrugës së drejtë, tek ata të cilët e mbyllën jetën e tyre me nder, tek ata të cilët vazhdojnë t'iu qëndrojnë parimeve të drejta të Kur'anit dhe tek ata të cilët do ta vazhdojnë më tej këtë traditë të bukur. Dija shprehet ai është mënyra bazë për të shpëtuar nga manipulimet e shumta të cilat sot realizohen në format nga më të ndryshmet, duke vendosur rëndësinë në versetin e mëposhtëm "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë nëse është i vërtetë për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë". Ai vazhdon duke thënë se manupulimi ose përhapja e informatave të pavërteta, zhvillimi i propagandës dhe shkaktimi i rrëmujës janë një mëkat i madh sipas aspektit të Kur'anit dhe Rrugës Profetike, ndërkohë që përhapja e këtij mëkati është bërë tepër masiv kohët e fundit, ku Zoti na thotë që fitneja, ngatërresa, manipulimi, spekullimi, desinformimi është më e keqe se vrasja". Ndiqni ligjëratën e plotë këtu.

Nuk dihet nëse reagimi nga ana e Kreut të KMSH do të ngelet vetëm me këtë mënyrë të tillë të moderuar reagimi apo ky është fillim i qetë i dhënies mësim të të gjithë aktorëve të cilët vendosën në pozitë institucionin e KMSH nga vizita e presidentit të Turqisë Z. Erdogan. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame