Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

LUTJET E PRANUARA – Lirimi nga borxhi

admin
  • Krijuar : 26-01-22
  • / 2583 Lexime

Seid bin Musejibi transmeton prej Muadh ibën Xhebelit r.a. se i Dërguari s.a.v.s. e ka kërkuar të xhumanë. Pasi që u fal, Muadhi erdhi dhe i Dërguari s.a.v.s. e pyeti: Pse nuk të shoh?

Ai tha: O Muadh, a dëshiron të ta mësoj një dua, me ndihmën e së cilës, nëse e këndon, Allahu do të lirojë nga borxhi, sado që të jetë ai?

Kur u përgjigj se dëshiron, ai tha: Pasi që të këndosh: “Thuaj: O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë! Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!” (Ali Imran, 26-27), këndoje: ‘O Mëshirues i dynjasë dhe Ahiretit, ia jep ato atij që dëshiron, e ia ndalon atij që dëshiron. Më mëshiro me mëshirën me të cilën do të më kursesh prej mëshirës së çdokujt tjetër.

يارحمان النيا والآخرة تغطيهما من تشاء وتمنعهما من

 تشاء إرحمن رحمة تغنيني بها عن رحمة من سيواك 

Ja Rrahmaneddunja vel-ahireti tu’tihima men teshau ve temneuhuma men teshau irhamni rahmeten tugnini biha an rahmetin men sivake.

Për këtë dua thonë se, po të lutet i robëruari më të, do të lirohej prej robërisë./urtesi.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame