Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

REISUL ULEMA i BFI-së TAKOHET ME KRYEMYFTIUN E BULLGARISË

admin
  • Krijuar : 27-01-22
  • / 4599 Lexime

REISUL ULEMA TAKOHET ME KRYEMYFTIUN E BULLGARISË

Me rastin e vizitës së Ambasadës së Kuvajtit në Sofje, delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, shfrytëzoi rastin që të realizojë një takim miqësor me Kreun e Bashkësisë Islame të Bullgarisë, Kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi dhe me bashkëpunëtorët e tij.

May be an image of 6 people, people sitting and indoor



Kryemyftiu Mustafa Haxhi shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të delegacionit të BFI, të cilën e vlerësoi si një konsideratë dhe respekt të madh nga ana e delegacionit të BFI.

Nga ana e tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emër të delegacionit të BFI e falënderoi për pritjen dhe respektin e bërë, e më pas biseduan rreth temave të ndryshme dhe këmbyen mendime e eksperienca për përvojat e ndërsjella.

Poashtu Reisul Ulema i BFI i dëshiroi suksese nikoqirit të tij dhe biseda mori kahje drejt temave të bashkëpunimit të mirëfilltë në të ardhmen në mes dy bashkësive, por edhe më gjerë në Ballkan dhe Evropë.



Një falënderim i veçantë dhe respekt i drejt për së drejtë iu bë Kryemyftiut dhe Bashkësisë Islame të Bullgarisë për kujdesin dhe angazhimin që treguan ndaj viktimave të ngjarjes tragjike të aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 njerëz, fëmijë, gra e bura, që ishte një tragjedi e përmasave të mëdha dhe një sakrificë e vërtetë për familjet e viktimave.

Në fund të takimit, Reisul Ulema e ftoi homologun e tij, që edhe ata të vizitojnë BFI e RMV me qëllim të njoftimit për së afërmi me jetën fetare në Maqedoninë e Veriut.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame