Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

DELEGACIONI I BFI TAKOHET ME AMBASADORIN E KUVAJTIT NË SOFJE

admin
  • Krijuar : 27-01-22
  • / 2752 Lexime

DELEGACIONI I BFI TAKOHET ME AMBASADORIN E KUVAJTIT NË SOFJE

Të mërkurën, më 26.01.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati takim zyrtar në Ambasadën e Kuvajtit në Sofje me Ekselencën e tij Ambasadorin e Kuvajtit Dr. Ja'kub El Atiki.

Me një pritje të ngrohtë dhe të sinqertë e vëllazërore, në selinë e Ambasadës së Kuvajtit në Sofje, Ekselenca e Tij, Ambasadori i Kuvajtit Dr. Ja'kub El Atiki u dëshiroi mirëseardhjen delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: Dr. Qenan ef. Ismailit - Myfti i Shkupit, H. Sabahudin ef. Zendelit - Myfti i Gostivarit, H. Ismet ef Ademit dhe shoqëruesve të Reisul Ulemasë Emin dhe Bashkim Abazi.

Në këtë takim, Kreu i BFI shfrytëzoi rastin që ta njoftojë Ekselencën e tij me Bashkësinë Fetare Islame si dhe rreth rrjedhave fetaro islame në vend, për sfidat me të cilat ballafaqohet BFI në RMV. Poashtu u bisedua për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes dy institucioneve në sfera të ndryshme.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame