Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava ka uruar zgjedhjen e kryetarit të KMSHZ-së,z. Mehas ef. Alija.

admin
  • Krijuar : 27-01-22
  • / 2945 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka uruar zgjedhjen e kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas ef. Alijas.

Ai uroi punë të mbarë dhe të suksesshme në drejtimin e këtij institucioni, duke shprehur interesimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e në veçanti të Drejtorisë së Diasporës për të bashkëpunuar me KMSHZ-në.

Urimi i plotë i Myftiut Tërnava:Selam Alejkum!I nderuari Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas ef. Alija, shfrytëzoj nga rasti dhe kam nder të veçantë që, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryetar të KMSHZ-së si dhe anëtarët që u zgjodhën në kryesinë e kësaj Bashkësie, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që t’ju ndihmojë në punën dhe angazhimet Tuaja të mëdha që keni para vetes.

Bashkësia Islame e Kosovës e në veçanti Drejtoria për Diasporë është e interesuar që të bashkëpunojë ngushtë me KMSHZ-në. Mbesim me shpresë se bashkëpunimi ynë do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.KryetariMyftiu, Naim ef. Tërnava

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame