Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Zëvendës Ambasadori i SHBA-ve vizitë në KMSH.

admin
  • Krijuar : 08-02-22
  • / 3065 Lexime

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Demian Smith, u prit, sot, në një takim nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Kryetari Spahiu i uroi z. Smith mirëseardhjen dhe e uroi për detyrën!Bashkëpunimi i ngushtë që ekziston midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë ishte tema kryesore e bisedës.

Kryetari e njohu zv/ambasadorin me historikun e KMSH-s, pavarësinë e institucionit, i cili vitin e ardhshëm kremton 1 shekull mëvetësi, si dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në harmoninë ndërfetare në Shqipëri.

May be an image of 1 person, sitting, suit and indoor
Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Demian Smith


Gjithashtu ai vlerësoi shumë rolin që Komuniteti Mysliman luan në bashkëjetesën ndërfetare në Shqipëri, si dhe shprehu bindjen se pavarësia e institucioneve fetare është shumë e rëndësishme për lirinë e besimit dhe mbarëvajtjen e kësaj bashkëjetese. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame