Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Komuniteti Musliman Shqiptar i Zvicrës uron pavarsinë e Kosovës

admin
  • Krijuar : 17-02-22
  • / 3527 Lexime

URIMI ME RASTIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës.

Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj i gjithë kombi ynë i kujton me respekt të thellë heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës.

E lusim Zotin e Madhërishëm t’i mëshirojë dëshmorët tanë, ta bëjë Kosovën tonë të dashur një vend të sigurt, me dëshirën për paqe, zhvillim e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.Urime dhe gëzuar të gjithëve 14-vjetori i pavarësisë!

Hfz. Mehas Alija Kryetar i KMSHZ

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame