Sunday 10-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV uroj homologun e tij H. Naim ef. Tërnava me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

admin
  • Krijuar : 17-02-22
  • / 3120 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten, më 17 Shkurt 2022, i dërgoi një telegram urimi homologut të tij në Republikën e Kosovës, Kryemyftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnavës dhe pjesëtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë të Kosovës.

Ajo i jep kuptimin jetës, dinjitetit, paqes, lirisë, dinjitetit, ngritjes së krenarisë sonë dhe përkushtimit ndaj Vatanit.Të përulur para veprës së shenjtë dhe sakrificës sublime të martirëve tanë, ne sot po shënojmë me mburrje 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si shtet i lirë dhe demokratik.Urime dhe qoftë e bekuar kjo Ditë e madhe tek Krijuesi ynë.

Me respektReisul Ulema i BFI e RMVH. Hfz. Shaqir ef Fetai”.

Poashtu Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ka dërguar telegram urimi me përmbajtje të ngjashme edhe z. Pridon Sadriu, i ngarkuar me Punë të përkohshme në Ambasadën e Kosovës si dhe stafit të kësaj Ambasade.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame