Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Abdesti nga pikëpamja shkencore: larja e duarve

admin
  • Krijuar : 20-02-22
  • / 4211 Lexime

Mënyra se si merret abdesti i plotë në formën adekuate [1]

Për rezultatet e abdestit të rregullt nga pikëpamja shkencore

Larja e duarve

Larjen dhe fërkimin mes gishtave gjatë abdesit e krahasojmë me shkencën kineze të akupresurës. Akupresura do të thotë: masazh i pjesëve të veçanta apo pikave të trupit të cilat quhen pikat e kurimit.

Kjo është një formë që rikthen ekuilibrin dhe lejon rrjedhjen normale të energjisë vitale (Woodham and Peter, D. (1997, Encyclopedia of Complementary Medicine, Dorling Kindersk) dhe eliminohet çdo problem dhe bllokim që lidhet me energjinë chi. Një nga arsyet që me aplikimin e trajtimit të sipërpërmendur largohen dhimbjet është se gjatë aplikimit rritet sekretimi i endorphinit apo morfinës natyrore përmes qelizave nervore. [3]

Kinezët kanë zbuluar se në mes të gishtave të dorës gjenden pikat të cilat sot quhen extra points 28, ndërsa masazhi apo fërkimi mbi këto pika shëron dhimbjet e kokës dhe konsiderohet të jetë një qetësues natyral për inflamacion nervorë.

pikat e akupresurës kineze extra 28 që gjenden mes gishtave të dorës, vendi ku duhet fërkuar gjatë marrjes së abdestit

Tani e kemi të qartë se fërkim mes gishtave, i cili na është rekomanduar nga Pejgamberi a.s., kur i tha një sahabiu: "Merr abdes në formën më të mirë dhe gjatë larjes fërko duart mes gishtave" – d.m.th. ky fërkim paraqet një nga mënyrat që parandalon dhimbjen e kokës dhe qetëson dhimbjet e gishtave. Fërkimi i duarve gjatë marrjes së abdestit i ngjanë masazhës kineze të pikave të caktuara, çfarë janë pikat që luajnë rolin e burimit të qetësimit (p.sh. Si3 dhe Si4), ose pikat që veprojnë si burim për mbështetje dhe forcim (p.sh., H 7)

pikat e akupresurës kineze në dorë që ndikojnë në qetësinë apo nxitjen e forcës

Është sunet të bëhet tesbih me gishta pas mbarimit të namazit. Është mirë që tesbihu të bëhet me dorën e djathtë, ashtu siç bëri edhe Pejgamberi a.s. Transmetohet se në lidhje me këtë, ai ka thënë: "Ata (gishtat) do të pyeten, nga ata do të kërkohet të flasin". [4]

Medicina Indiane (yoga) mëson se çdo gisht simbolizon diçka të veçantë. Për shembull, gishti i madh është simbol për energjinë e shpirtit, gishti tregues është simbol i intelektit dhe psikikës së njeriut, gishti i mesëm i fuqisë dhe stabilitetit, gishti i unazës i veprimtarisë intelektuale dhe fizike, ndërsa gishti i vogël është simbol për chakrën e tretë dhe energjinë personale. Sipas kësaj doktrine, kur t’i bashkojmë majat e gishtit të madh dhe gisht tregues, fitojmë ndjenjën e lidhjes së shpirtit me Krijuesin e tij, kur t’i bashkojmë majat e gishtit të madh

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame