Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A do luhet finalja e Champions në Rusi?

admin
  • Krijuar : 23-02-22
  • / 2585 Lexime

Ndërsa Moska po drithërron botën, Shën Petërsbugu pret përballjen e madhe të vitit

Veprimi i presidentit rus Vladimir Putin, i cili nënshkroi një dekret për njohjen e pavarësisë së republikave të vetëshpallura proruse të Luganskut dhe Donjeckut në Ukrainën lindore, ka ngjallur tashmë reagimet e para në fushën e sportit.

Ka pasur thirrje që UEFA t’i heqë Rusisë statusin e mirëpritëses së ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, planfikuar më 28 maj.

UEFA ka theksuar edhe një herë se nuk planifikon të bëjë ndonjë ndryshim, por që është duke monitoruar me kujdes zhvillimin e ngjarjeve.

Orë më parë, teksa Putin morri vendimin e befasishëm, nënkuptuar si nisje pushtimi, kjo ishte e para që u diskutua; një anullim i mundshëm i finales së Champions në qytetin rus. Kjo, edhe si ndëshkim, si një lloj sanksioni.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame