Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu i Ukrainës: Rusët s’kursejnë as xhaminë!

admin
  • Krijuar : 14-03-22
  • / 1747 Lexime

Të shtunën, ditën e 17-të të pushtimit rus, sirenat në shumicën e qyteteve të Ukrainës herët në mëngjes i detyruan njerëzit të kërkojnë strehim, raportojnë mediat lokale. Sirenat u dëgjuan në Kiev, në Lviv në perëndim të vendit, në Odessa në Detin e Zi, në Kharkiv dhe Cherkasy, si dhe në rajonin Sumy në verilindje të vendit, raportuan media të shumta ukrainase.

CNN thotë se luftimet vazhdojnë në periferi të Kievit dhe zyrtarët e qytetit thonë se ato mbeten më të rrezikshmet në pjesët veriore, duke përfshirë periferitë e Buchas, Irpinit dhe Hostomelit, si dhe rajonin Vyshgorod në veri të Kievit. Luftimet u përshkallëzuan edhe në Brovari, në lindje të qytetit.

Paralajmërim i Myftiut të Ukrainës Said Ismailov

Myftiu ukrainas Said Ismailov ka postuar mbrëmë një paralajmërim dramatik në profilin e tij në Facebook për godijen e xhamisë më të bukur në Ukrainë.

“Tani, përbindëshat rusë po shkatërrojnë xhaminë e Sulltan Sulejmanit dhe Roxolanas në Mariupol. Në bodrumin e xhamisë ndodhen rreth 80 muslimanë me fëmijë, kryesisht qytetarë turq. Allahu iu ndihmoftë të gjithëve!

Kjo është një nga xhamitë e reja më të bukura në Ukrainë. Isha në hapjen e saj dhe në vitin 2014, pasi u largova nga Donetsk, qëndrova në këtë xhami për një muaj. Zoti i dënoftë kriminelët që i kanë kthyer armët në një vend paqeje dhe lutjeje! Nuk kanë as humanizëm e as moral”, tha myftiu.

Ambasada ukrainase në Ankara tha të premten se 86 shtetas turq ishin strehuar në xhamine e Mairupolit, ndërsa forcat ruse vazhduan të bombardojnë qytetin. Duke cituar autoritetet lokale, ambasada tha se forcat ruse po bombardonin qytetin, përfshirë xhaminë. Thuhet se 34 fëmijë ishin mes shtetasve turq që u fshehën në bodrumin e xhamisë.

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emina Dzheppar gjithashtu konfirmoi akuzat për bombardime në xhami.

“Për momentin, ushtria ruse po bombardon një xhami madhështore të ndërtuar në kujtim të Sulejmanit të Madhërishëm. Shumë të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, janë fshehur në xhami që nga bombardimi.” 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame