Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Nata e madhe e Beraetit, një mbrëmje fetare në xhaminë Et’hem Beu

admin
  • Krijuar : 18-03-22
  • / 1920 Lexime

Nën një atmosferë të ngrohtë shpirtërore me ligjërata, lexim Kurani, dua dhe ilahi, është zhvilluar ditën e djeshme pas namazit të akshamit një mbrëmje fetare në xhaminë Et’hem Beu.

Teksa besimtarët e kryeqytetit mbushnin safet e Et’hem Beut, imami Abullah Ziba, muezinët Osman Kabili dhe Ahmed Shehu, mbushën ambientin e xhamisë me ilahi të ndryshme kushtuar kësaj nate të madhe.

Një pikë tjetër mjaft e rëndësishme e kësaj mbrëmjeje ishte edhe ligjërata e Myftiut të Tiranës, Lauren Luli, i cili u ndal tek hadithi i transmetuar nga muadh ibn Xhebel, ku Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Allahu i Madhëruar shikon të gjitha krijesat gjatë natës së mesit të Shabanit dhe i fal të gjithë përveç atij që i bën shok Allahut dhe atij që ka urrejtje në zemër.”, duke e analizuar atë për besimtarët e pranishëm.

“Le ta forcojmë lidhjen tonë me adhurime ndaj Allahut dhe të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, smira dhe veset e tjera dhe ta mbushim atë me dashuri, respekt dhe solidaritet në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga mirësitë e këtyre netëve të shënuara si dhe të arrijmë Ramazanin të plotësuar shpirtërisht.” – tha ndër të tjera Myftiu Luli.

Pas fjalës së myftiut, kjo mbrëmje erdhi në fund të saj, ku imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Karaj, mbajti edhe duanë e rastit.

Në dalje, besimtarët u bënë pjesë e koktejlit të organizuar me këtë rast.

Allahu na i pastë pranuar namazin, lutjet dhe çdo adhurim tjetër në kuadër të natës së madhe të Beraetit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame