Sunday 10-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Pse duhet të mbani aloe vera në shtëpi? Çfarë thonë studimet?

admin
  • Krijuar : 26-03-22
  • / 1929 Lexime

Aloe Vera është e njohur nga egjiptianët si bima e pavdekësisë. Ajo ka një seri cilësish shëruese dhe disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm.

Nëse nuk e keni ende një lule aloe vera në shtëpitë tuaj, ju sugjerojmë që ta mbillnit, pasi përdorimi i saj do ndryshojë pamjen tuaj, nëse keni probleme me fytyrën si dhe organizmin tuaj. Mund të përdoret dhe për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët.

Vitamina

Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt.

Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.

Aminoacide

Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret.

Minerale

Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.

Enzima

Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në vecanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame