Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

6 hapa për të planifikuar Ramazanin tuaj

admin
  • Krijuar : 27-03-22
  • / 4975 Lexime

Ramazani i vitit 2022 është shumë afër, dhe kjo festë na sjellë emocione dhe atmosferë ë bukur ndërsa ne të gjithë presim me padurim që të vijë muaji i Ramazanit.

Hera ime e parë kur u përpoqa në mënyrë aktive, të planifikoja gjërat për Ramazan ishte rreth 3 vite më parë, kur fillova për herën e parë të bëja një ditarë të planeve. Ka qenë një eksperiment i vazhdueshëm këto 3 vitet e fundit, dhe ka shumë gjëra që unë kam përfituar duke e marr me këtë planifikim andaj rrjedhimisht do të dëshiroja të ndaj me ju disa këshilla për të ndihmuar këdo që të fillojë planin e Ramazanit.

Pra, këtu janë 6 hapa për të planifikuar Ramazanin tuaj.

  1. Reflektoni

Para se të filloni të planifikoni rreth këtij Ramazani, uluni me veten dhe reflektoni rreth asaj se si shkoi viti juaj i kaluar që nga Ramazani i fundit Ne duam që të sigurohemi që çdo Ramazan, të jetë më i mirë sesa ai i mëparshmi dhe për ta bërë këtë, së pari duhet të identifikojmë se si shkoi Ramazani i mëparshëm. Shkrimi i ditarit është i dobishëm pasi do ju jep qasje në mënyrën se si kanë kaluar ditët tuaja. Megjithatë, nëse nuk jeni i mirë në mbajte të shëniemve në ditar, mos u shqetësoni. Thjesht mendoni përsëri për Ramazanin e kaluar dhe shënoni:

  • Çfarë mendoni që ju shkoi mirë?
  • Cilat zakone dhe shprehi keni mundur t’i zbatoni gjatë gjithë vitit?
  • Çfarë mendoni nuk shkoi aq mirë?
  • Pse mendoni se ndodhi kjo?

Këtu keni një ilustrim –

Çfarë shkoi mirë?: I kam falur teravitë çdo natë.

Çfarë zakoni munda të mbaja gjatë gjithë vitit?: 12 namazet sunnet.

Çfarë nuk shkoi aq mirë?: nuk kisha aq bindje në lutjet e mia, sa do të kisha dashur.

Pse?: Unë nuk e reduktova përdorimin e rrjeteve sociale dhe kështu kisha të njëjtin nivel të bindjes edhe jashtë Ramazanit.

Shënoni sa më shumë gjëra që mund të mendoni, pasi të gjitha këto reflektime do të ju ndihmojnë për të formuar një Ramazan më të mirë për këtë vit.

2. Orari i dunjasë

Identifikoni çfarë lloj detyrimesh dhe përgjegjësish të kësaj dunjaje keni. Sado që ne të gjithë dëshirojmë t’ia kushtojmë ditët tona të plota vetëm ibadetit (adhurimit), puna dhe studimi janë të pashmangshme. Duke mos marrë parasysh këto gjëra, ne përfundojmë duke vendosur objektiva jorealiste për veten tonë, të cilat në mënyrë të pashmangshme na çojnë në zhgënjim.

Pra, a keni ligjerata, takime, afate të provimeve? Përcaktoni një kalendar për muajin e Ramazanit dhe shënoni të gjitha këto ngjarje. Duke bërë këtë, ju do të jeni në gjendje të formoni qëllime që janë më realiste për gjendjen tuaj.

3. Gjërat për t’i reduktuar

Ramazani është muaji i të bërit sa më shumë vepra të mira. Megjithatë, përpara se të shqyrtojmë se çfarë veprimesh shtesë duam të bëjmë në muajin e Ramazanit, së pari duhet të vendosim se çfarë duam të shkurtojmë nga gjërat që bëjmë. Ky është një hap që shpesh neglizhohet, por që është jashtëzakonisht i rëndësishëm nëse duam të përfitojmë vërtet shpirtërisht.

Reflektoni për këtë hadith:

“Kur njeriu kryen një gjynah, në zemrën e tij shfaqet një njollë e zezë. Nëse robi pendohet dhe kërkon falje, zemra e tij pastrohet sërish. Nëse ai vazhdon të kryejë atë gjynah, ajo njollë zmadhohet dhe i pushton zemrën”.

(Tirmidhiu 3334)

Mendoni përsëri për Ramazanin e kaluar. Shikoni hapin tuaj të parë, deri tek pikat se çfarë nuk ju shkoi

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame