Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

"Ramazani, Muaji i Mirësive" në META!

admin
  • Krijuar : 07-04-22
  • / 3614 Lexime

Meta-Kompania që zotron Facebook, Instagram etj. po rikthen fushatën e saj vjetore të hashtagut Muaji i Mirësive për Ramazanin e këtij viti.

Si pjesë e fushatës, kompania po lançon #MealsforReels në partneritet me fondacionin Mohammed bin Rashid Al-Maktoum Global Initiatives, Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së dhe agjencinë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Nisma fton krijuesit e përmbajtjes nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin dhe fonde për të shpërndarë më shumë se 1 miliard vakte në 50 vende.

Meta po rikthen gjithashtu “Ramadan Talks”, me krijuesit kryesorë globalë në një seri diskutimesh të mbajtura në Facebook dhe Instagram. Mikpritësit dhe të ftuarit përfshijnë shefin e kuzhinës Shaheen dhe ndikues si Maha Jaafar, Jessica Kahawaty dhe Asad Memon për të biseduar mbi tema, duke përfshirë strategjinë dixhitale, krijimin e përmbajtjes ushqimore dhe mjedisin.

Një nga parimet e Ramazanit është bamirësia dhe Meta do të punojë me krijues dhe figura publike për të mbështetur tre organizata jofitimprurëse në Liban, Egjipt dhe Marok.

Ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me blogun e ushqimit dhe udhëtimit NoGarlicNoOnions, si dhe me disa komunitete libaneze për të organizuar një aktivitet gatimi në çdo qytet të madh të Libanit, duke përgatitur pjata të famshme si orizi dhe mishi që mund të ushqejnë deri në 4000 familje. Këto komunitete përfshijnë SAIDA, Tripoli Charity House, Safe Side dhe Teta w Jeddo.

Përveç kësaj, Meta do të nxjerrë filtra me temën e Ramazanit për Facebook dhe Instagram, të krijuar nga Amr Maskoun në bashkëpunim me krijuesit e Spark AR, MadebyHumans dhe Filterqu.

Filtrat do të vendosen në llogarinë Instagram të krijuesve të Meta's Spark AR dhe së bashku me Amr Maskoun do të amplifikojnë filtrin përmes përmbajtjeve të lidhura me Ramazanin gjatë gjithë muajit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame