Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Surja 'Kadr' dhe Nata e Kadrit!

admin
  • Krijuar : 21-04-22
  • / 4571 Lexime

 Interpretimi i Sures Kadr

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ ﴿١﴾ وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ ﴿٢﴾ لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ ﴿٣﴾ تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ ﴿٤﴾سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ (٥

Shqipërimi

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

  1. Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit.
  2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?
  3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
  4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
  5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Surja Kadr quhet ndryshe edhe surja Inne Enzelnehu. Emërtimin e ka marrë nga fjala kadr në ajetin e parë që ka kuptimin “Nata e kadrit“. Surja Kadr është surja e  97-të e zbritur në Meke pas sures Abese. Ka pesë  ajete. Allahu (xh.sh) na njofton se e ka zbritur Kuranin Famëlartë në këtë natë. Duke shtruar pyetjen “E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?” thekson rëndësinë e kësaj nate. Pastaj e tregon rëndësinë e kësaj e natë në tre pika: Tregon se kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj, tregon që me lejen e Zotit atë natë zbresin engjëj dhe shpirti për secilën çështje dhe se ajo natë është paqe deri në agimin e mëngjesit.

Interpretimi (Tefsir)

                             إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ ﴿١

  1. Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit.

Ne e zbritëm këtë Kuran të mrekullueshëm në një natë me vlera dhe madhështi të lartë. Dijetarët e tefsirit (interpretimit të Kuranit) thonë se kuptimi i zbritjes së Kuranit natën e Kadrit, është zbritja e Kuranit nga Leuhi Mahfudh (pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) në qiellin e botës “Bejtu’l-Izze”. Më pas atë e zbriti Xhibrili (a.s) për 23 vjet. Ibn Abbas (r.a) thotë: “Allahu i Lartë e zbriti Kuranin njëherësh nga Leuhi Mahfudh në qiellin e botës ‘Bejtu’l-Izze’. Më pas sipas kohës dhe situatës ia zbriti Profetit Muhamed (s.a.s) për 23 vjet.”[1]

Zbritja e Kuranit natën e Kadrit, mbart edhe kuptimin e fillimit shpalljes (uahjit) në atë natë. Sepse, shpallja e parë ka ndodhur natën e Kadrit ose nata në të cilën filloi zbritja e Kuranit është nate e Kadrit. Shprehja إِنَّا أَنزَلْنَاهُ “Ne e zbritëm atë” dhe jo “Unë e zbrita atë” tregon madhështinë e Zbritësit dhe shton vlerat e Atij që i ka zbritur.

Sipas disa dijetarëve: Shprehja që thotë Allahu (xh.sh) në disa ajete të Kuranit Famëlartë “Ne” është më tepër për gjëra që tregojnë madhështi. Në vende të tilla, Allahu (xh.sh) kur flet për madhështinë e Tij krijuese të përgjithshme përdor këtë përemër. Ndërsa në rastet kur flet për krijimin e Tij të veçantë flet në vetën e parë “Unë”. Pra, Kurani Famëlartë si çështje që ka të bëjë me të gjitha krijesat, dhe duke qenë se i ka zbritur Profetit Muhamed (s.a.s) që ka të bëjë me të gjitha krijesat dhe vendet, dhe po ashtu duke qenë se kjo çështje i përket të gjitha krijesa dhe vendeve, Allahu (xh.sh) aty flet në emër të madhështisë së Tij krijuese të përgjithshme. Për rrjedhojë, thotë “Ne e zbritëm atë”.

Duke mos e shprehur hapur emrin e asaj që është zbritur, por duke u mjaftuar me përemrin هُ “Hu, atë”

është një tregues tjetër i madhështisë së Kuranit, aq sa ai është i ngulitur thellë në memorien e çdokujt pa pasur nevojë për sqarim.

Disa dijetarë kanë thënë se nata e Kadrit është

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame