Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Izraeli vret nëntë persona në Siri në një sulm ajror vdekjeprurës

admin
  • Krijuar : 28-04-22
  • / 1709 Lexime

Sipas një monitoruesi të luftës, sulmet ajrore izraelite pranë Damaskut vranë nëntë persona, përfshirë pesë ushtarë sirianë. Këto janë sulmet ajrore më vdekjeprurëse që nga fillimi i vitit 2022.

Mes pesë viktimave, katër u konfirmuan nga media shtetërore siriane. Nuk pati asnjë koment nga Izraeli.

Agjencia e lajmeve SANA raporton se Izraeli nisi një sulm ajror në Damask në agim të djeshëm, duke synuar disa pozicione.
“Një hetim zbuloi se katër ushtarë u vranë, tre u plagosën dhe u vërejtën dëme materiale.

Në fillim të këtij muaji, një tjetër sulm ndodhi pranë Damaskut pa viktima, raporton SANA.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame