Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

42 palestinezë të plagosur në bastisjen e policisë izraelite në Al-Aksa

admin
  • Krijuar : 30-04-22
  • / 1776 Lexime

Policia izraelite dje shpërndau protestuesit e mbledhur në Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut

Të paktën 12 persona u plagosën në ndërhyrjen e policisë izraelite me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese pas namazit të sabahut në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.

Ndihma e parë iu dha 42 personave të lënduar, ndërsa 22 prej tyre u shtruan në spital, sipas një deklarate të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Gjithashtu, policia raportohet se ka penguar ekipet e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze të hyjnë në kompleksin e xhamisë.

Policia izraelite i dëboi palestinezët nga oborri i Al-Aksasë dhe mbylli dyert e xhamisë për muslimanët që vinin nga jashtë për namazin e fundit të xhumasë së Ramazanit.

Policia u tërhoq nga xhamia rreth dy orë pas bastisjes. Ata janë ende të vendosur jashtë portës Bab al-Maghrib.

Gjithashtu, dëshmitarët okularë thanë se dy persona janë arrestuar.

Qindra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar protestojnë kundër policisë izraelite duke brohoritur dhe thirrur parulla në rrugicat e qytetit të vjetër të Kudsit, ku ndodhet Xhamia Al-Aksa, sipas imazheve të shpërndara në mediat sociale.

Tensionet janë rritur në territoret palestineze që nga fillimi i prillit, mes fushatave të përsëritura të arrestimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe inkursioneve të përditshme të kolonëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor./AA

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame