Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Francë, prokuroria hap hetim ndaj policëve që sulmuan në mes të rrugës dy gra me shami

admin
  • Krijuar : 04-05-22
  • / 3655 Lexime

Në Francë ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen ku policia sulmoi dy femra me shami në kokë në qytetin Asnieres dhe i goditi me grushte në kokë.

Thuhet se prokuroria ka hapur hetimet me arsyetimin se ka pasur dhunë të qëllimshme dhe fyerje publike nga ana e publikut.

– Pamjet e dhunës morën një reagim të madh

Në pamjet e shpërndara në platformat e rrjeteve sociale në Twitter dhe Instagram më 14 prill, të cilat mësohet se janë filmuar nga makina e një gruaje, policia franceze ka ndërhyrë duke rrahur dy gra me shami në mes të rrugës për minuta të tëra, duke goditur me grusht njërën prej tyre dhe duke e shtrirë tjetrën në tokë.

Pavarësisht reagimeve të njerëzve përreth, policia franceze ka vazhduar sulmet dhe ka thënë se ka autoritetin për të qëlluar, duke shkaktuar reagime në vend dhe në rrjetet sociale.

Departamenti i Policisë së Parisit reagoi pas përhapjes së pamjeve duke pretenduar se ekipi i policisë ka ndezur sirenat për të kontrolluar një automjet në shkelje dhe se pavarësisht urgjencës së situatës dy gratë tentuan të kalonin rrugën dhe i penguan.

Në lajmin e shpërndarë në rrjetet sociale bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, pretendohet se në kundërshtim me deklaratën e policisë franceze policia ka sulmuar dy vajza të reja me shami për arsye islamofobike, të cilat po ushtronin të drejtën e kalimit dhe se deklarata është “marrë” për të mbrojtur policinë. /aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame