Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Të paktën 22 të plagosur gjatë rrënimit të një shtëpie palestineze nga izraelitët në Kudsin Lindor

admin
  • Krijuar : 10-05-22
  • / 4949 Lexime

Gjysmëhëna e Kuqe Palestinezë tha se ekipet e tyre mjekësore ofruan ndihmë për 16 palestinezë në lagjen Silwan të qytetit pas përleshjeve me ushtarët izraelitë

Gjysmëhëna e Kuqe Palestinezë tha se ekipet e tyre mjekësore ofruan ndihmë për 16 palestinezë në lagjen Silwan të qytetit pas përleshjeve me ushtarët izraelitë.

Më tej shtohet se më herët gjatë ditës së djeshme, gjashtë palestinezë të tjerë morën ndihmë mjekësore në të njëjtin vendbanim.

Banorët vendas thonë se dhuna shpërtheu kur buldozerët izraelitë u futën në zonë për të rrënuar një shtëpi palestineze për mungesën e lejes.

Grupet palestineze dhe izraelite të të drejtave të njeriut thonë se politika e rrënimit të Izraelit synon të kufizojë praninë e palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë të gjitha vendbanimet hebraike atje të paligjshme./aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame