Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Politikani danez i ekstremit të djathtë sërish djeg Kuranin nën mbrojtjen e policisë në Suedi

admin
  • Krijuar : 12-05-22
  • / 1335 Lexime

Rreth 100 oficerë policie dhe dhjetë oficerë me rroba civile nga agjencia suedeze e inteligjencës SAPO kanë shoqëruar Paludan-in për ta mbrojtur atë nga kundërdemonstruesit

Udhëheqësi i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e fortë), Rasmus Paludan, dogji një kopje tjetër të librit të shenjtë musliman Kuranit të enjten nën mbrojtjen e policisë në Suedi.

Rreth 100 oficerë policie dhe dhjetë oficerë me rroba civile nga agjencia suedeze e inteligjencës SAPO kanë shoqëruar Paludan-in për ta mbrojtur atë nga kundërdemonstruesit.

Paludan e ka djegur librin e shenjtë në qytete të ndryshme të Danimarkës që nga viti 2017.

Ai vazhdoi provokimet e tij nën mbrojtjen e policisë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit të këtij viti pranë lagjeve dhe xhamive të banuara nga muslimanët.

Protesta shpërthyen në qytetet Malmo, Norrkoping dhe Jonkoping, si dhe në kryeqytetin Stokholm, me çka u dëmtuan 125 automjete policie dhe 34 oficerë u plagosën, ndërsa 13 persona u arrestuan./aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame