Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shefi i Sigurisë së Katarit paralajmëron komunitetin LGBT para startit të Kupës së Botës

admin
  • Krijuar : 16-05-22
  • / 4739 Lexime

Derisa turneu më i madh për përfaqësuese po afron, të gjitha përgatitjet janë bërë nga ana e autoriteteve të Katarit, por edhe nga FIFA.

“Nëse doni të shprehni pikëpamjet tuaja për kauzën LGBT, bëjeni në një shoqëri ku do të pranohet. Mos vini dhe shani një shoqëri të tërë. Ne nuk do të ndryshojmë fenë për 28 ditë”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Nëse një tifoz ngre një flamur  në një stadium dhe ai hiqet, kjo nuk do të jetë sepse ne duam ta ofendojmë atë, por ta mbrojmë”.

“Nëse nuk e bëjmë, një spektator tjetër mund ta sulmojë atë. Nëse blen një biletë, është për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe jo për të demonstruar”, ka shtuar më tej Al Nasari.

Katari është një nga kombet e pakta në botë që qëndron kundër komunitetit LGBT (lesbike, homoseksual, biseksual dhe transgjinor). /Telegrafi/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame