Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Jerusalem: hebrenjtë godasin gruan palestineze

admin
  • Krijuar : 30-05-22
  • / 2081 Lexime

Pamje të një dite plot tension nga një festë izraelite

Mijëra izraelitë marshuan në qytetin e vjetër të Jeruzalemit të dielën, duke shënuar pushtimin izraelit të pjesës lindore të Qytetit të Shenjtë, mes frikës për përplasje të reja me palestinezët që i shohin festimet si një sfidë.

Izraelitët, duke përfshirë shumë të rinj dhe nacionalistë, hynë në Qytetin e Vjetër përmes “Portës së Damaskut” që çon në lagjen myslimane.

“Kjo ditë nderon çlirimin e qytetit tonë të lashtë, kryeqytetit tonë të lashtë, Jerusalemit,” tha Jonathan Bnidick, i cili ishte në turmë.

Shumica e tregtarëve mbyllën dyqanet e tyre në lagjen myslimane dhe banorët qëndruan në shtëpitë e tyre. Në rrugë, para marshimit, dhjetëra të rinj nacionalistë hebrenj kënduan këngë nacionaliste dhe vallëzuan duke mbajtur flamuj izraelitë përpara palestinezëve.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame