Saturday 21-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryeimami i Kosovës se bashku me përfaqësuesin e Dijanetit takojnë gratë Mualime

admin
  • Krijuar : 23-06-22
  • / 3677 Lexime

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me koordinatorin e zyrës së Dijanetit në Prishtinë, z. Bilal Coşkun, ka zhvilluar sot një takim pune me mualimet e Departamentit të Gruas së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht, kryeimami Sahiti i përgëzoi dhe i uroi mualimet për punën dhe kontributin e tyre në fushën e mësim-besimit me grupmosha të ndryshme në xhamitë ku veprojnë."Misioni ynë fisnik kërkon nga ne që të angazhohemi edhe më shumë në mbarëvajtjen dhe ecurinë sa më të mirë të mësim-besimit", theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Ky takim në fokus kishte vlerësimin e punës dhe raporteve të mualimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe për të diskutuar mbi mundësitë e avansimit të mësim-besimit në nivel vendi. Projekti i angazhimit të mualimeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe këtë vit po mbështetet nga zyra e Dijanetit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame