Saturday 21-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

SHMI “Medreseja Isa Beu” me sukses përfundoi vitin shkollor 2021/22

admin
  • Krijuar : 29-06-22
  • / 2660 Lexime

SHMI “Medreseja Isa Beu” me sukses përfundoi vitin shkollor 2021/22

Fillimisht Reisul Ulema u dëshiroi punë të mbarë të gjithë të pranishmive në mbledhje, e më pas Drejtori Prof. Ibrahim ef. Idrizi prezantoi rendin e ditës, ku çdo kujdestarë paraqiti suksesin e klasës. Këshilli Edukativo-Arsimor, i udhëhequr nga drejtori prof. Ibrahim Idrizi, ka diskutuar për Raportin me shkrim nga kujdestarët e klasave për suksesin, sjelljen e nxënësve dhe mungesat, ndërsa më pas për Raportin nga profesorët e lëndëve për realizimin e plan-programeve, Raportin me shkrim nga Këshilli i Edukatorëve për realizimin e rendit shtëpiak.

Në fjalën e tij para këshillit kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Hfz. Shaqir ef. Fetai e ka çmuar lart punën e nxënësve të Medresesë dhe suksesin e tyre të arritur në këtë viti shkollorë, duke e falënderuar drejtorin e shkollës, mësimdhënësit të cilët drej për drejt janë ballafaquar me nxënësit.Po ashtu tregoi për gatishmërinë dhe sfidat rreth ecurisë së regjistrimit të Medresesë në regjistrin e shkollave të mesme. Anëtarët e Këshillit Edukativo-Arsimor të Medresesë Isa Beu janë shprehur optimistë për punën në vijim të medresesë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame