Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava " pret" fotografinë e vizitës së ambasadores së Greqisë

admin
  • Krijuar : 06-07-22
  • / 1444 Lexime

"Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali.

Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë.Nga ana e saj, ambasadorja znj. Vakali, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretërojë një frymë paqeje e harmonie ndërmjet qytetarëve të vendit pa dallim feje a kombësie.

Myftiu Tërnava në takim me ambasadoren e Greqisë

Meqë jemi në prag të festës së Kurban-Bajramit, ambasadorja Vakali uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë". Thuhet në postimin e BIK në faqen zyrtare në facebook

Por ajo që vërehet është se është postuar vetëm një foto dhe ajo është e modifikuar, pra një bashkim i dy fotove të ndara.
Pasi në vizitat tjera zyrtare pranë BIK shihet salla e pritjeve dhe musafirët së bashku me myftiun të plotë.
P.SH

Tags :

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame