Saturday 21-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

BFI NËNSHKROI DY PROTOKOLE ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKUFEVE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

admin
  • Krijuar : 31-08-22
  • / 4114 Lexime

BFI NËNSHKROI DY PROTOKOLE ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKUFEVE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

1. Restaurimi dhe revitalizimi i Hanit dhe lokaleve afariste që janë pjesë të kompleksit të Xhamisë "Haxhi Mahmud Bej" në Manastir.

2. Restaurimi dhe revitalizimi i Xhamisë "Koxha Kadi" - Manastir

Këto objekte janë të periudhës Osmane dhe paraqesin një pasuri ta jashtëzakonshme të kulturës islame në Ballkan.

Prezent në solemnizimin e protokolleve ishin nikoqiri Myftiu i Manastirit H. Hamit Rasimi me bashkëpunëtorët e tij, Z. Driton Dikena, Drejtor i Sektorit të Vakfit pranë BFI, Z. Nizam Reshit, Përgjegjës për marrëdhënie me Republikën e Turqisë, përfaqësuesit e Drejtorisë së përgjithshme të vakëfeve në Republikën e Turqisë.

Protokollet janë nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë së vakëfeve Z. Burhan Ersoj dhe Reisul Ulema i BFI, h. Hfz Shaqir ef. Fetai.

Me këtë rast, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të BFI dhe gjithë besimtarëve muslimanë të këtij nënqielli u shprehu falënderimet e përzemërta për këtë donacion të madh të kësaj drejtorie.

Nga përcjellja e punëve të restaurimit dhe revitalizimit të Xhamisë "Haxhi Mahmud Bej" të gjithë mbetën të mahnitur më punën e shkëlqyer dhe bukurinë e xhamisë si një vepër e përkryer, e cila tashmë është drejt përfundimit të punëve.

Me këtë rast, Reisul Ulemaja i shprehu mirënjohje Myftiut të Manastirit për menaxhimin e shkëlqyer të punëve në përgjithësi, në veçanti protokolleve të nënshkruara sot në selinë e Myftinisë dhe përkrahjen e BFI në vazhdimësi.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame