Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Rreth shqipes standarde në revisten “Kultura Islame”, nr.19-14, 1940

admin
  • Krijuar : 22-09-22
  • / 3786 Lexime

Shqiptarët edhe pse janë ndër popujt më të vjetër në Evropë, shkrimin e kanë të dokumentuar në një periudhë të vonshme, në shek. XV. Që nga ajo Kohë, rrugëtimi i shqipes deri në standardizimin e saj ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke bërë përpjekje për të zgjidhur këtë çështje me rëndësi kombëtare, që shqiptarët të afrohen sa më shumë si në aspektin kombëtar ashtu edhe në atë gjuhësor.

Pastaj teoria e toskërishtes e Aleksandër Xhuvanit, e cila pati shumë përkrahës nga radhët e shkrimtarëve e të studiuesve të gjuhës, edhe pse Xhuvani më vonë hoqi dorë nga kjo teori.(2) Teoria e tretë propozonte që në bazë të gjuhës letrare të ngrihej njëri nga bashkë-variantet e gegërishtes: elbasanishtja (Hani, Pederseni, Pekmezi, Gurakuqi), shkodranishtja (kleri shkodran) ose pangegërishtja (Selman Riza). Ndërsa teoria tjerët synonte që arbërishtja (De Rada) të ishte bazë e shqipes standarde. Sipas studiuesit Raka(3) edhe pse në dukje të jashtme këto teori paraqiten të ndryshme, ato kanë një element të përbashkët thelbësor, sepse kërkojnë bazë për bashkëveprim ndërdialektor për ta krijuar një normë të vetme letrare.
Nga kjo që u përmend më lartë, mund të kuptojmë se autorë të ndryshëm shqiptarë, sidomos gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare punuan dhe u angazhuan të zgjidhnin çështjen e njësimit të shqipes standarde.
Të gjitha këto ide autorët i shprehnin në artikujt e tyre që i botonin në revista të ndryshme. Një shkrim të gjatë përkitazi me këtë problematikë e trajton edhe revista “Kultura Islame”, e botuar në nr. 13-14 shtatortetor 1940, me titull “Çeshtje e gjuhës s’onë”
Këtë artikull, autori me inicialet S.K. e nis me teoritë e ndryshme që tashmë ishin paraqitur në revista të ndryshme rreth formimit të shqipes standarde dhe që në fillim shpreh bindjen e shumicës se kjo çështje duhet të zgjidhet pa imponime dhe pa dekrete qeveritare: “Shumica është e mejtimit se për një gjuhë letrare sështë e mundur timponohet me dekret, mbassi këtë do t'a formojë shkrimtari që do të dali apo një grup shkrimtarësh. Kjo është e vertetë dhe sduhen bërë diskutime mbi këte.”(4)


Autori e sheh të drejtë formimin e një gjuhe letrare, me të cilën do të përpiloheshin qarkore, lutje, libra shkollor etj., sepse: “interesi i shtetit e don që të kemi një unitet gjuhësor”(5)
Por, sipas tij, për këtë çështje dalin vështirësi të mëdha, së pari është me interes që “Lënda e shkruar në çdo dialekt që të jetë, duhet t'i përshtatet natyrës së gjuhës sonë e të shikohen rregullat gjuhësore. Është për t’ardhur keq, kur shef shkrime gjithfarësh të hartuara pa gramatikë, pa orthografi me një stil të keq e të bastardhuar.”


Vështirësi tjetër është edhe mungesa e një fjalori dhe e një gramatike për të parë bukurinë e dialektit që do të përzgjidhej Pastaj na mungon edhe nji fjalor me Anën e të cilit do të kuptojmë pasurinë e fjalëve të nji dialekti. Duhet prap edhe një gramatikë e zgjeruar, në të cilën do të çfaqen trajtat e ndryshme e sidomos ato më të bukurat të një dialekti.(6)


Mungesa e mbledhjes së materialeve të ndryshme nga gjiri i popullit, si frazeologjia, proverbat, vallet, vajtimet, ishte problem “Një gjë tjetër prap me rëndësi është edhe mbledhja e një epopëje kombtare, d.m.th. folklorë përgjithësisht, frazeologji, këngë, proverba, valle, vajtime etj. Me anën e epopesë do të kuptojmë se në cilin dialekt është çfaqur më mirë ndjenja, shpirti, zgjuarsija, karakteri e bukurija gjuhësore e popullit.”


Duke i parë të gjitha këto vështirësi autori thekson se “Massi, na mungojnë këto është e vështirë që të formohet hë për hë një gjuhë zyrtare me kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse sështë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame