Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Cila është mosha e duhur kur fëmijët mund kenë një smartphone?

admin
  • Krijuar : 13-10-22
  • / 3724 Lexime

Është një dilemë e kohëve të fundit: A duhet t’i blini fëmijës tuaj një smartfon, apo ta mbani atë larg këtyre pajisjeve sa më gjatë që të jetë e mundur? Si prind, do t’ju falet nëse e mendoni smartfonin si një lloj “Kutie të Pandorës”, e cila ka aftësinë të çlirojë që të gjitha të këqijat e botës në jetën e shëndetshme të fëmijës suaj.

Kështu këngëtarja e famshme Madona, ka deklarur së fundmi se është pnduar që u dha fëmijëve të saj telefona celularë që në moshën 13 vjeçare, dhe se nuk do ta bënte më njëgabim të tillë. Nga ana tjetër, ju vetë e konsideroni telefonin tuaj celular si një mjet thelbësor për jetën e përditshme, nga emailet dhe blerjet në internet, tek video-telefonatat dhe albumet e fotografive familjare.

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me efektet afatgjata të telefonave inteligjentë dhe mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët. Por kërkimet ekzistuese, ofrojnë disa prova mbi rreziqet dhe përfitimet kryesore ndaj tyre. Ndërsa nuk ka asnjë provë gjithëpërfshirëse, që tëtregojë se zotërimi i një telefoni ose përdorimi i mediave sociale është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve në përgjithësi, kjo mund të mos e tregojë historinë e plotë.

Shumica e studimeve të deritanishme, fokusohen tek adoleshentët dhe jo tek grupmoshat më të reja. Dhe provat e reja tregojnë se mund të ketë faza specifike zhvillimi, ku fëmijët janë më të rrezikuar nga efektet negative. Për më tepër, ekspertët bien dakord mbi disa faktorë kyç që duhen marrë parasysh, kur vendosni nëse fëmija juaj është gati për një smartfon, dhe çfarë duhet të bëni pasi ai të ketë një të tillë.

Të dhënat nga Ofcom, rregullatori i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se shumica dërrmuese e fëmijëve mbi 11-vjeç zotërojnë një telefon inteligjent. Në SHBA, 37për qind e prindërve të fëmijëve 9-11 vjeç, thonë se fëmija i tyre ka smartfonin e tij.

Dhe një studim në 19 vende të Evropës, ka zbuluar se 80 për qind e fëmijëve të moshës 9-16 vjeç përdornin një smartfron për të lundruar çdo ditë ose gati çdo ditë në internet. Kendis Oxhers, profesoreshë e shkencës psikologjike në Universitetin e Kalifornisë, në SHBA, thotë se të rinjtë kanë një perceptim të kufizuar ose të dobët mbi rreziqet në internet.

Oxhers analizoi 6 meta-analiza, duke analizuar lidhjen midis përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe studime të tjera në shkallë të gjerë. Ajo nuk gjeti asnjë lidhje të qëndrueshme midis përdorimit të teknologjisë së adoleshentëve dhe mirëqenies së tyre psilologjike.

Edhe një rishikim tjetër nga Emi Orben, psikologe eksperimentale në Universitetin e Kembrixhit në Britani, gjeti prova jo përfundimtare. Ajo arriti në përfundimin se është e pamundur të dihet nëse teknologjia po shkaktonte rënien e mirëqenies apo anasjelltas.

Sepse pjesa më e madhe e kërkimit në këtë fushë nuk është e një cilësie shumë të lartë.Ekspertët thonë se komunikimi dhe sinqeriteti, janë thelbësore kur bëhet fjalë për mënyrën se si prindërit i qasen përdorimin të smartfonëve nga të rinjve, përfshirë diskutimet mbi atë që ata po shohin dhe përjetojnë në internet.

Nga ana tjetër, për disa të rinj, një telefon celular mund të bëhet një mjet shpëtimi, për të gjetur një formë të re aksesi dhe rrjetesh sociale, si në rastin e një personi me aftësi të kufizuara, apo një vend për të kërkuar përgjigje për pyetjet emergjente për shëndetin.

Por në pjesën më të madhe, kur përdorin telefonin e tyre për komunikim, fëmijët flasin me miqtë d

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame