Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

NË MEDRESE U SHËNUA DITËLINDJA E MUHAMEDIT a.s.

admin
  • Krijuar : 20-10-22
  • / 1332 Lexime

NË MEDRESE U SHËNUA DITËLINDJA E MUHAMEDIT a.s.

Me këtë rast, në programin e organizuar nga nxënësit e Medresesë u kënduan salavate dhe një pjesë nga mevludi. Programi i sotëm u organizua nga paralelja e djemve, me mbështetjen e pakursyer të Drejtorisë së shkollës dhe stafit të caktuar arsimor përgjegjës të maturantëve.

Programi u hap me recitimin e bukur të Kuranit famëlartë, i cili freskoi dhe qetësoi zemrat e të pranishmëve.

Pas recitimit, u kënduan salavate nga kori i nxënësve dhe më pastaj të pranishmëve iu drejtua drejtori i shkollës, mr. Fadil ef. Hasani, për ta përkujtuar vlerën dhe rëndësinë e madhe të këtij muaji. Njëkohësisht, drejtori iu uroi mirëseardhje edhe gjeneratës së re të medresantëve, me çrast, atyre iu dha mesazhe dhe këshilla të dobishme, duke iu ofruar mikpritje dhe ngrohtësi në shkollën që ata kanë zgjedhur. Drejtori, nxënësve të rinj iu premtoi mbështetjen e tij dhe të gjithë stafit në çdo hap, si dhe përmbushje të të gjitha kërkesave të arsyeshme. Ndër të tjera ai tha: "Ju keni zgjedhur shkollën më të mirë për të mësuar mësimet më të dobishme për jetën tuaj, andaj ju uroj një fillim të mbarë, suksese dhe mbarësi si dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja...!"

Pastaj, atmosferës i solli hare Kori i Medresesë me këndimin e ilahisë "Agoi hëna katërmbëdhjetëshe".

Me këtë rast u mbahjt një ligjëratë e shkurtër rreth jetës së njeriut me moralin më të lartë, shembulltyrës së tërë njerëzimit, Muhammedit s.a.v.s.. Këtë ligjëratë tematike e mbajti edukatori, Dr. Muhamed Stublla, duke e shtjelluar atë në mënyrë tejet elokuente.

Prej përmbledhjes së Tahir efendi Popovës, Kori i Medresesë këndoi, me zërat e tyre të bukur, disa vargje të mrekullueshme. E më pas programi vazhdoi me një video të përgatitur enkas për ditëlindjen e të Dërguarit të Allahu, Muhamedit s.a.v.s., dhe për të përfunduar me ilahinë e kënduar nga Kori i Medresesë "Selam të bëjnë trojet tona ja Resulallah".

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame