Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Zhvillohet forumi ndërkombëtar: “Lindja dhe perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”

admin
  • Krijuar : 04-11-22
  • / 3194 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet në Mbretërinë e Bahreinit, ku me ftesë zyrtare të Abdurrahman bin Muhamed bin Rashid Al Khalifa, Kryetar i Këshillit Suprem për Çështjet Islame, po merr pjesë në forumin e organizuar nga ky institucion, me titull: “Lindja dhe perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”.

Në këtë forum marrin pjesë personalitete politike dhe fetare nga e gjithë bota arabe e më gjerë, të cilët gjatë fjalimeve të tyre kanë theksuar promovimin e bashkëjetesës dhe vëllazërisë ndërfetare, duke marrë si model “Deklaratën e Bahreinit”.

Forumi do të mbyllë punimet e tij, nesër, më 04/11/2022, me ritakimin historik ndërmjet Shkëlqesisë së Tij, Prof. Dr. Ahmed al-Tajib, Shejh i al-Azhar al-Sharif dhe Papa Françeskut të Vatikanit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame