Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Prifti, mesazh nga xhamia: Të ishim sa gjysma e muslimamëve!

admin
  • Krijuar : 10-11-22
  • / 1832 Lexime

Kleriku ortodoks nga Elbasani, këshillë grigjës së krishterë nga Prizreni e Tetova

“Muslimanët e besojnë Muhamedin si profet …! Kush jam unë që të them të kundërtën e kësaj!”, shkruan At Nikolla Xhufka. Ai më pas i drejtohet grigjës së krishterë, duke u thënë:

“U them të gjithë të krishterëve para se të thoni ‘na mbytën xhamitë”, nëse ju do kishit gjysmën e besimit që muslimanët kanë(falen 5 herë në ditë, e duan dhe e mbrojnë njëri-tjetrin, nuk përgojojnë, ndërtojnë xhaminë dhe të gjithe sëbashku kujdesen për të..etj). Mos shikoni kleçkën në syrin e tjetrit, por shikoni traun në syrin dhe zemrën tuaj”, shkruan kleriku ortodoks.

Ai bën me dije një vizitë në një prej xhamive të Prizrenit teksa shkruan:

“Pata fatin të vizitojë xhamitë madhështore nën shoqërinë e Enes Limani, imamit të Prizrenit.

Vura re një habi në sytë e shqiptarëve që shikonin një prift që krahas kryqit mbante varur dhe flamurin shqipëtare.

Me falenderime të ngrohta dhe përzemërsi, ju falenderoj”, janë fjalët e të priftit të krishterë nga Elbasani, ndryshe kryeqytet i bashkëjetesës fetare në të gjithë trojet shqiptare

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame