Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Njeriu i urtë dhe zotëria në hall

admin
  • Krijuar : 11-11-22
  • / 2982 Lexime

Një herë e një kohë jetonte një njeri i iurtë, urtësitë e të cilit vinin t’i dëgjonin njerëzit nga vendet e largëta.
Një ditë pasi i urti mbaroi ligjërimi, të gjithë u larguan përveç njërit i cili vazhdoi të rrinte ulur.
Ai u afrua tek i urti dhe i tha: “Dua të të pyes diçka. Unë jam zot shtëpie dhe grindem gjithmonë me familjarët, e në veçanti me gruan. Dua të di pse kam kaq shumë probleme në shtëpi dhe si mund të tejkalohen.”
I urti heshti për pak e më pas thirri gruan e tij dhe i tha: “Më sill një kandil të ndezur”.
Gruaja shkoi dhe e solli një kandil të ndezur. Zotëria u befasua kur e pa këtë dhe mendoi me vete: “A thua pse ia kërkoi një kandil të ndezur në një pasdite të tillë.
Pas pak i urti e thirri përsëri gruan e tij dhe i tha: “Më sill një ëmbëlsirë”.
Këtë herë në vend të një ëmbëlsire, gruaja e tij u kthye pak ushqim të thatë dhe ia dha bashkëshortit.
Duke parë këtë skenë zotëria mendoi: “Me siguri kjo është shtëpia e të çmendurve. Ushqime të thatë e të kripur në vend të ëmbëlsirës dhe kandil gjatë ditës.”

Mësimi:

Pse zihemi në shtëpi? Arsyeja është egoja dhe mungesa e besimit të ndërsjellë. Burri dhe gruaja janë përplotësues për njëri-tjetrin. Prandaj, nëse dikush bën gabime, tjetri duhet të veprojë me mençuri, të ruajë qetësinë dhe të përpiqet ta zgjidhë problemin me dashuri dhe jo me zemërim. Në jetën shtëpiake, mangësisë së dikujt duhet t’i kushtohet më pak vëmendje ndërsa besimit duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi. (Islamgjakova)

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame