Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, priti për vizite një delegacion nga Kosova dhe Maqedonia

admin
  • Krijuar : 17-11-22
  • / 1231 Lexime

Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, priti për vizite një delegacion nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, me përfaqësues z. Ramadan Shkodra dhe prof. Jusuf Zimeri.

Përveç projekteve të përbashkëta në të ardhmen, biseda në këtë vizitë u fokusua në përmbylljen e punës disa vjeçare të veprës "El-Ihtijar li Ta'lilil Muhtar", vepër e cila është përkthyer dhe redaktuar në bashkëpunim me të tre Komunitetet Myslimane (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut).

Pas Kolanës "Zani i Naltë" dhe librit "Ilmihal i zgjeruar", vepra në fjalë me 4 vëllime në fushën e Fikhut Hanefi, është projekti më i madh i të tre Komuniteteve respektive. Kryetari u shoqërua në këtë takim nga Drejtori i Kulturës, z. Dorian Demetja.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame