Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Njoftim nga zyra e haxhit KMSH

admin
  • Krijuar : 23-01-23
  • / 2660 Lexime

Zyra e haxhit pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka dalë me një njoftim zyrtar për rregjistrimin e haxhinjve të cilët kanë dëshirë të kryejnë hxhin këtë vit. Njoftimi është si më poshtë:

Të dashur besimtar, duke qenë se interesimi juaj i përditshëm për Haxhin 2023 ka qenë shumë i lartë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë dhe Ministrinë e Haxhit të Arabisë dhe ka ndjekur me interes të lartë ecurinë e diskutimeve rreth zhvillimit të haxhit për këtë vit.

Ashtu si vitin e shkuar, edhe këtë vit, regjistrimet do të fillojnë paraprakisht ‘on line’ (linku bashkëngjitur) dhe më pas për hapat e mëtejshëm do të njoftoheni nëpërmjet njoftimeve publike në faqet tona ( https://www.facebook.com/zyrahaxhit - Zyra e Haxhit – Komuniteti Mysliman i Shqipërisë) dhe kontakteve tuaja personale.

Kontaktet:
Duke klikuar këtë link ju mund të regjistroheni lehtësisht me të dhënat tuaja personale : https://www.kmsh.al/formular-regjistrimi-paraprak-haxhi-2023/

Tel: +355 44 33 033 8

WhatsApp: +355 67 32 22 223

e-mail: haxhi@kmsh.al / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame