Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A është ky fillimi i fundit të botës?! Shkencëtarët kinezë: bërthama e Tokës do të fillojë rrotullimin në drejtim të kundërt.

admin
  • Krijuar : 25-01-23
  • / 2871 Lexime

Rrotullimi i bërthamës së brendshme të ngurtë të Tokës besohet se është ndalur kohët e fundit dhe bërthama duket se po përgatitet të ndryshojë lëvizjen e saj në drejtim të kundërt, sipas shkencëtarëve kinezë. Bazuar në indikacionet e deritanishme, rrotullimi i kundërt me siguri do të përfundojë brenda dekadës së ardhshme, ndërkohë që do të hetohen efektet e mundshme në sipërfaqen e planetit.

Analiza arriti në përfundimin se pas viteve 1970, bërthama e brendshme rrotullohej gjithnjë e më shpejt në drejtimin lindor, derisa midis viteve 2009-2011 rrotullimi i saj duket se është ndalur, ndoshta për shkak të ndryshimit të afërt të drejtimit të rrotullimit.

Studiuesit vlerësojnë se zhvendosja e re e afërt në rrotullimin e bërthamës në drejtim të kundërt, këtë herë në perëndim, është pjesë e një cikli të mundshëm periodik prej gjashtë deri në shtatë dekada (një teori që kërkon konfirmim). Bazuar në këtë model, bërthama pritet të rrotullohet drejt perëndimit gjithnjë e më shpejt deri në vitet 2040, kur do të ndalojë dhe të kthejë përsëri lëvizjen e saj drejt lindjes.
Bërthama e brendshme, e cila ka një rreze të vlerësuar prej 1220 kilometrash dhe përbëhet kryesisht nga hekur dhe nikel, me temperatura të ngjashme me Diellin, ndahet nga pjesa tjetër e Tokës së ngurtë nga bërthama e jashtme e lëngshme, e cila e lejon atë të rrotullohet ndryshe nga vetë planeti. Rrotullimi i bërthamës së brendshme ndikohet nga fusha magnetike e krijuar nga bërthama e shkrirë e jashtme dhe balancohet nga efektet gravitacionale të mantelit, shtresës së ndërmjetme të Tokës midis bërthamës dhe kores. Shpejtësia e rrotullimit të bërthamës dhe deri në çfarë mase ajo ndryshon, mbetet një çështje e debatit shkencor.

Gjithashtu në diskutim është se si drejtimi i rrotullimit të bërthamës së brendshme lidhet me ndryshimet gjeofizike në sipërfaqen e planetit tonë, si fusha magnetike dhe gjatësia e ditës, pasi mendohet se ka një ndërveprim. / abcnews

Ky zbulim i shkencëtarëve kinezë përkon njëkohësisht edhe me një nga shenjat e fundit të botës sipas myslimanëve, ku thuhet nga Profeti Muhammed (p.q.t) se Kiameti (Apokalipsi, Fundi i Botës) nuk do të ndodhë deri ateherë kur “lindja e diellit, të bëhet nga perëndimi i tij”.* / bota-islame.com

  • * Përcillet nga Hudhejfe bin Usejd El-Gifarij se Profeti alejhi selam ka thënë:
    “ Kiameti nuk do të ndodhë pa parë ju më parë dhjetë shenja: 

lindja e Diellit nga perëndimi i tij, 

tymi, 

dalja e Je’xhuxheve dhe Ma’xhuxheve, 

ardhja e Isait, 

birit të Merjemes alejhi selam, 

Dexhali, 

tre çarjet e mëdha të tokës, një në lindje, një në perëndim dhe një në gadishullin arabik, 

zjarri që do të shfaqet në And që i shtynë njerëzit,

apo i grumbullon ata në vendmbledhejn e tyre dhe i shoqëron ata kudo, në gjumin dhe kotjen e tyre.”

Gjendet tek: Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame