Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

“Dituria Islame” del nga shtypi "e veshur" me flamurin e Kosovës në prag të Pavarsisë

admin
  • Krijuar : 14-02-23
  • / 1650 Lexime

Në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, doli nga shtypi numri i ri i revistës “Dituria Islame”, në të cilin janë paraqitur elemente festive që e simbolizojnë këtë ngjarje.

Edhe ky numër sjellë një sërë temash të fushave të ndryshme që lidhen me aktualitetin dhe jo vetëm.

Lexuesit në mbarë vendin revistën mund ta gjejnë lehtësisht në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.

Në një formë tjetër, prezantimi i kësaj reviste po realizohet nga aktivistja Mihana Goga-Bekteshi, e cila revistën po ua prezanton bizneseve e qytetarëve në komuna të ndryshme.

Ajo në komunikim me qytetarët po flet rreth përmbajtjes së numrit të caktuar e historikut të kësaj reviste.

Nga ana tjetër qytetarët po e vlerësojnë dhe mirëpresin këtë formë diskutimi duke shprehur interesim për revistën.

Shpërndarjen e numrit të ri, Goga-Bekteshi sot e realizoi në komunën e Lipjanit, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët e saj.

Lexuesit në këtë revistë çdo muaj mund të përfitojnë nga artikuj fetar, shkencor e kulturor.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame