Sunday 16-06-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Qendra Islame Shqiptare në Renens të Zvicrës shënoi 30-vjetorin e themelimit të saj

admin
  • Krijuar : 14-03-23
  • / 3910 Lexime

Më 11 mars 2023, Qendra Islame Shqiptare në Renens, me një program të begatshëm kujtoi historinë e themelimit dhe rrugëtimit të saj brenda tri dekadave. Në këtë eveniment mori pjesë edhe delegacioni i BI-së së Kosovës, i përbërë nga Ekrem ef. Simnica, drejtor i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut dhe Hetem ef. Sopjani, kryetar i BI-së së Prishtinës. Në këtë manifestim morën pjesë edhe autoritete të larta të shtetit zviceran, siç ishte kryetari i komunës së Renens, z. Jean François Clement. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i KMSHZ-së hfz. Mehas Alija si dhe drejtori i sektorit për diasporë i BFI-së në RMV, Selver ef. Xhemaili.

Në fund, drejtori Simnica në shenjë respekti e bashkëpunimi, ndau një dhuratë emblemën e BIK-ut.

Fjalë rasti patën përfaqësuesit vendorë të shtetit zviceran, përfaqësuesit fetarë nga Zvicra, Maqedonia, si dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që ishin ftuar me rastin e shënimit të këtij tubimi./rtp

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame