Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reisul Ulema i BFI-së uron për nisjen e rrugës KORIDORI 8 që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut

admin
  • Krijuar : 05-04-23
  • / 2691 Lexime

Reisul Ulema Hfz.Shaqir ef. Fetahu në profilin e tij në Facebook ka uruar fillimin e rrugës Koridori i 8 që lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë:

Sot fillon nisma e madhe. Vendoset gurrthemeli i projektit të madh - Koridori 8 që lidh Maqedoninë me Shqipërinē deri në Vlorë. Është një ngjarje e madhe e kohës sonē që shënon një ecje përpara drejt zhvillimit tonë të përgjithshëm në afrimin e njerëzve, besimeve, kulturave, bashkpunimit, ekonomisë, bashkjetesës, dhe mirëqenies së popujve në rajon dhe Europë.

Andaj, në pamundësinë për t'ju përgjigjë ftesës së Qeverisë së RMV për pjesmarrje kam nderë që në emër të Bashkësisë fetare islame të RMV dhe në emrin tim t'i shprehi urime të përzemërta nismës së këtij Projekti kolosal të ardhmërisë së kombit dhe kombeve të këtij nënqielli me dëshirë të një pune të palodhshme dhe përfundinit sa më të shpejtë. Zoti ju ndihmoftē.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame