Saturday 27-07-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ëmbëlsira që do të “ringrejë” Turqinë e shkatërruar nga tërmetet

admin
  • Krijuar : 23-04-23
  • / 4997 Lexime

Përpara se dy tërmete të goditnin provincën turke të Hatajit, kishte më shumë se 30 dyqane që përgatitnin një nga ëmbëlsirat më të mira turke: künefen. Tashmë ato pak ëmbëltore që kanë mbetur, dëshirojnë medoemos ta mbajnë gjallë këtë traditë.

 

Sheshi qendror i qytetit, ku njerëzit uleshin për të shijuar një künefe, është mbuluar me rrënoja. Vetëm statuja e një mjeshtri të künefe-s qëndron e palëkundur në mes të gërmadhave. Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete në orët e para të 6 shkurtit. Më shumë se 50.000 njerëz humbën jetën dhe 2 milionë të tjerë u zhvendosën. Megjithatë, në një qytet ku hija e vdekjes qëndron pezull, jeta vazhdon. 

 

Engin Dinç, i cili rihapi dyqanin e tij të dëmtuar disa javë pas tërmeteve të fundit, thotë se kjo ngjarje tragjike nuk do të harrohet kurrë.

 

“Disa ditë pas tërmeteve, përgatita kunefen e parë për vete dhe gruan time. Mu duk kunefeja më e mirë që kisha përgatitur ndonjëherë. Më shijoi… ishim gjallë. Aty e kuptuam se duhet të përshtateshim me rrethanat e reja për të mbijetuar”.  Engin Dinç, pronar i një dyqani künefe-je

 

Shumica e klientëve tani janë punonjës të forcave të sigurisë, që arrijnë të përballojnë blerjen e künefe-s. Megjithatë, edhe banorët që kthehen për të mbledhur gjërat nga shtëpitë e tyre të shkatërruara, gjithashtu ndalen dhe hanë një künefe. Kjo ëmbëlsirë me fije kadaifi, djathë të shkrirë, sherbet dhe stika, i kujton atyre jetën para tragjedisë dhe për disa momente ata ndihen të lumtur. 

 

 

Si të përgatitim një künefe

 

Përbërësit:

 

– 400 ml ujë

 

– 1 gotë e gjysmë ujë

 

– 1 lugë gjelle lëng limoni

 

– 150 g gjalpë pa kripë

 

– 300 g kadaif

 

– 200 g djathë Hatay ose mocarela

 

– Fëstëkë të grirë imët  

 

Përgatitja:

 

Hapi 1 
Në një tenxhere përgatitim sherbetin, duke ngrohur ujin dhe sheqerin derisa të vlojë. Përzieni herë pas here. Më pas, shtoni lëngun e limonit dhe lëreni për 5 minuta në zjarr të ulët. Lëreni të ftohet. 

 

Hapi 2

 

Shtroni kadaifin dhe lyejeni me gjalpë të shkrirë. Vendoseni enën në zjarr dhe herë pas here rrotullojeni, derisa pjesa e poshtme të ketë marrë një ngjyrë të artë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

 

Hapi 3
Vendosni djathin dhe më pas mbulojeni me një shtresë tjetër kadaif. Pasi ta ktheni künefe-n me kokë poshtë në një tepsi tjetër, përsërisni procesin e pjekjes.

 

Hapi 4
Hidhni sherbetin e ftohur mbi künefe e sapogatuar, nga skajet deri në qendër. Hidhni mbi të fëstëk, kajmak ose akullore, sipas dëshirës. /A2CNN

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame