Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Në selinë e BFI-së mbahet takimi i Bashkësive Fetare të Maqedonisë së Veriut

admin
  • Krijuar : 08-05-23
  • / 2686 Lexime

Të premten më 05.05.2023 në Selinë e BFI të RMV u mbajtë takimi i bashkësive fetare ku u vendos mbi Propozim ligjin mbi barazinë gjinore, ku të gjitha unanimisht dolën me Komunikatë për opinion me moton:

Në vazhdim sjellim këtë

K O M U N I K A T Ë

Ne, krerët e KOM - PO (Kishës Ortodokse Maqedonase –Peshkopatës së Ohrit), BFI-së (Bashkësisë Fetare Islame), KK (Kishës Katolike), KMU (Kishës MetodisteUngjillore) dhe KH (Komunitetit Hebraik), të nxitur nga paralajmërimet për miratimin e propozim ligjeve për Gjendjen Civile dhe Barazinë Gjinore, shprehim shqetësim të veçantë për të ardhmen dhe sigurinë e besimtarëve për të cilët kemi përgjegjësi, dhe veçanërisht përgratë dhe fëmijët.

Vlerësojmë se është e papranueshme njohja ligjore e “identitetit gjinor” në këto ligje, si dhe dallimin konfuz midis: seksit, gjinisë dhe identitetit gjinor. Përmes miratimit të tyre, në vend që ti mbrojë, hap mundësinë e diskriminimit ndaj më të pambrojturve - grave dhe fëmijëve!

Në fakt, shqetësimi ynë më i madh është synimi i këtij ligji që t'i përfshijë edhe të miturit, përkatësisht fëmijët. Promovimi i identiteteve të ndryshme gjinore dhe rrjedhshmëria midis tyre, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme, veçanërisht teadoleshentët, të cilët, të udhëzuar dhe arsimuar në këtë mënyrë, duhet të kalojnë nëpër njëproces të vetëshqyrtimit dhe provimit që është i papërshtatshëm për moshën e tyre.

Aq më tepër, që propozim ligji për barazi gjinore hap mundësinë e rrezikimit të të drejtave prindërore, sepse nga pikëpamja e identitetit gjinor, parasheh fëmijët të trajtohentë barabartë si të rriturit.

Duke parë zhvillimet aktuale në vendet ku ideologjia gjinore është një realitet me pasoja tragjike, e cila gjithnjë e më shumë shkakton rezistencë aktive të prindërve, psikiatërve, psikologëve dhe mësuesve, bëjmë thirrje për tërheqjen e propozim ligjeve dhe

të lihet hapësirë kohore për studimin më serioz të tyre, për njohjen me të gjitha pasojat ndaj shëndetit psikologjik të të rinjve, dhe për përfshirjen aktive e të gjithë faktorëve në shoqëri në hartimin e ligjeve të tilla, mbi të gjitha, të prindërve dhe ekspertëve.

Burimin e këtij trendi shqetësues ne e shohim në ratifikimin e Konventës së Stambollit, e cila, qëllimin fisnik të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve, e përdori si mbulojë për imponimin e fshehtë të ideologjisë gjinore. Në fakt, projektligjet në thelb

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame